Riparimi dhe mirëmbajtja
Maksimizoni kohën tuaj funksionale
Planifikimi i ndërprerjeve, kohë maksimale funksionale
Asnjë biznes nuk është i njëjtë me një tjetër. Rrugët e ndryshme, stilet e drejtimit dhe mjediset, të gjitha ndikojnë në konsumimin e automjeteve tuaja. Ne përpunojmë planet e mirëmbajtjes që i përshtaten biznesit tuaj, duke siguruar kohën maksimale funksionale, duke rritur produktivitetin dhe duke ulur ndërprerjet në aktivitetin tuaj të përditshëm.Ìý
Personalizuar për ju
Zgjidhjet e shërbimit të Òâ´óÀû³¬¼‰° -s janë krijuar për t'iu shërbyer nevojave tuaja individuale operative për të siguruar disponueshmëri të lartë të flotës suaj.
Disponueshmëria e optimizuar
Nëpërmjet lidhjes dhe të dhënave të automjeteve në kohë reale, ne ofrojmë shërbime proaktive dhe parandaluese për të maksimizuar kohën tuaj funksionale dhe ekonominë e funksionimit.
Gjithmonë pranë
Kudo që të jeni në botë, do të keni akses në rrjetin e ofiçinave të Òâ´óÀû³¬¼‰° -s, të pajisura me pjesë rezervë të disponueshme për riparime të shpejta, 24 orë në ditë.
Zgjidhja optimale e shërbimit
Të dini saktësisht se si drejtohen automjetet tuaja, si funksionojnë dhe si përdoren të gjithë sensorët inteligjentë është mënyra më e mirë për të përcaktuar se kur duhet të filloni të planifikoni për mirëmbajtjen. Një mënyrë shumë më e mirë se sa një periudhë kohore fikse ose një distancë fikse udhëtimi mes seancave të shërbimit dhe mirëmbajtjes.
Ìý
Duke optimizuar individualisht modulet e ndryshme në planin tuaj të shërbimit, ne sigurojmë që koha e ndërprerjes të planifikohet dhe të kryhet vetëm kur është absolutisht e nevojshme.
Personalizuar për aktivitetin tuaj
Njohuritë për automjetet
Të dhënat në kohë reale
Intervalet optimale të mirëmbajtjes
Ofiçina e Òâ´óÀû³¬¼‰° -s
Ekspertët tanë sigurojnë që ju të merrni këshilla, mirëmbajtje dhe pjesë të cilësisë më të lartë atëherë kur ju nevojiten. Ne e dimë koston e defekteve mekanike dhe të kohës së ndërprerjes, dhe rrjeti ynë global i logjistikës siguron që të gjitha pjesët Òâ´óÀû³¬¼‰° të jenë të disponueshme për dorëzim të shpejtë.
Kontaktoni konçesionarin tuaj
Na kontaktoni nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me produktet tona, shërbimet ose aktivitete të tjera brenda organizatës Òâ´óÀû³¬¼‰° .